Ekonomia

3 mujori: Rritet importi i kafes

Importi i kafes gjatë 3 muajve të parë të këtij viti u rrit ndjeshëm. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë 3-mujorit të parë të vitit 2015 u importuan 2.122 ton kafe.

Krahasuar me 3-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-mars të këtij viti u importuan 566 ton kafe më shumë. Në 3-mujorin e vitit 2014 u improtuan 1.556 ton kafe.

Gjatë muajit mars të këtij viti u importuan 746 ton. Krahasuar edhe me muajin mars të vitit 2014 importi i kafes në muajin mars të këtij viti është rreth 90 ton më tepër. Në muajin mars të vitit paraardhës u importuan 659 ton kafe.

Importi i kafes gjatë 3 mujorit janar-mars në 5 vitet e fundit në sasi:

Viti Sasia

2010 1.042
2011 1.697
2012 1.711
2013 1.571
2014 1.556
2015 2.122

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button