🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,655 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.9% XRP $1.3289 ▼ -1.3% SOL $82.2200 ▼ -2.26%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

ISIS i deklaron luftë Twitter-it, kërcënon themeluesin dhe punonjësit

Pas Facebook edhe Twitter është bërë pjesë e kërcënimeve të ISIS. Fajtori kryesor për fshirjen e shumë profileve të xhihadistëve në këtë rrjet social, themeluesi Jack Dorsey dhe punëtorë të tjerë të Twitter janë kërcënuar me jetë nga luftëtarët e Shtetit Islamik.

Twitter“Lufta juaj virtuale kundër nesh do të provokojë një luftë reale kundër jush”,- ka qenë teksti i mesazhit të publikuar në një nga sajtet anonime me qendër në Poloni, i përdorur nga programuesit për të mbledhur dhe shpërndarë fragmente të kodeve informatike, i cili është raportuar më pas nga sajti amerikan Buzzfeed. Mesazhi është i shoqëruar nga një fotografi me fytyrën e Dorsey, i cili është vendosur në qendrën e një shënjestre.

“Ti e ke nisur këtë luftë të humbur. Ta kemi thënë që në fillim se nuk është lufta jote, por nuk deshe ta kuptosh dhe vijove me mbylljen e llogarive tona në Twitter, por ne kthehemi gjithmonë. Kur luanët tanë të vijnë për të të marrë frymën, ti nuk do të kthehesh më”,- shkruhet në mesazh.

Më tej mesazhi kërcënues vijon edhe për punonjësit: “Hey Jack, si do ti mbrosh nënpunësit e tu kur qafat e tyre të shndërrohen në objektivin kryesor për ushtarët e kalifatit… çfarë do tu thuash familjeve të tyre?”.

Twitter ka deklaruar në Cnbc se ka denoncuar rastin dhe se ka nisur një hetim mbi ngjarjen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.