Bota

ISIS u pret kokat 10 personave dhe i hedh në rrugë

Krahu i armatosur egjiptian i ISIS-it, grupi Ansar Nait al-Maqdis, ka ekzekutuar me prerje koke dhjetë persona, duke i cilësuar si “spiunë të Mosadit” (Shërbimi Inteligjent Sekret Izraelit) dhe duke i hedhur trupat në mes të një rruge në Sinai. Lajmi bëhet i ditur nga burime egjiptiane që kanë shfaqur edhe një video që dokumenton makabritetin.

isisGrupi tashmë është vetëshpallur me emrin “Shteti” ose “Provinca e Sinait”, në kuadrin e një aleance luftarake me ISIS-in të njoftuar që në nëntor. Në videon e postuar në adresën e tyre në internet, duket ekzekutimi me prerje të kokës me thikë të këtyre personave dhe trupat e gjakosur në mes të rrugës.

Ndërkohë presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, gjatë një interviste për televizionin anglez BBC, ka thënë që “qeveria siriane merr mesazhe nga koalicioni anti-ISIS i udhëhequr nga SHBA-të për bombardimet ajrore në vend, por nuk ka asnjë bashkëpunim direkt që kur kanë filluar sulmet në shtatorin e shkuar”. “Informacionet”, – specifikoi ai, vijnë nga vende të treta, mes të cilëve edhe Iraku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button