Ismaili dhe Rama negociojnë me Policinë, hapet sheshi “Skënderbeu” për protestuesit
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili dhe Rrahman Rama, kanë zhvilluar bisedime me zyrtarë të Policisë së Kosovës për hapjen e sheshit “Skënderbeu” në Prishtinë për protestuesit.
Pas negociatave, është mundësuar hyrja e protestuesve në shesh, ku qytetarët po kërkojnë miratimin e ndryshimeve ligjore që lidhen me mbrojtjen e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërkohë, PDK-ja ka reaguar ndaj ndërhyrjes së Policisë së Kosovës gjatë protestës, duke e dënuar përdorimin e forcës ndaj protestuesve.
Partia ka kërkuar ndaljen e, siç e ka cilësuar, ndërhyrjeve joproporcionale dhe respektimin e së drejtës për protestë.
PDK-ja ka kërkuar gjithashtu përgjegjësi nga Qeveria, duke pretenduar se institucionet e sigurisë nuk duhet të përdoren për qëllime politike apo për shtypjen e protestës së qytetarëve.
Gjatë zhvillimeve në protestë janë raportuar të lënduar, përfshirë protestues dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Numri dhe gjendja e të gjithë të lënduarve janë bërë publike në njoftime të veçanta nga institucionet përkatëse./Telegrafi.
Your browser does not support the video tag. roar-assets-auto.rbl.ms



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.