Bota

ITALI – 437 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia regjistroi sot 437 vdekje të reja të lidhura me koronavirusin e ri, brenda 24 orësh, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 25 085, sipas raportit të fundit të lëshuar nga Mbrojtja Civile.

Nga ana tjetër, numri i të sëmurëve është zvogëluar për të tretën ditë radhazi dhe tani qëndron në 107 699, dhjetë më pak se para 24 orësh.

Numri i infeksioneve të reja po rritet. Sot, pati 3 370 raste, 641 më shumë sesa dje dhe në rritje janë kryesisht Lombardia dhe Piemonte, të cilat përbëjnë gati gjysmën e rasteve të reja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button