☀️
Tiranë 33°C · Kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,578 ▲1.18%
DOW 53,061 ▲1.1%
NASDAQ 25,827 ▲1.78%
NAFTA 79.40 ▼6.22%
ARI 4,092 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,912 ▲ +1.34% ETH $1,872 ▲ +0.89% XRP $1.0819 ▲ +0% SOL $73.7300 ▲ +0.86%
S&P 500 7,578 ▲1.18 % DOW 53,061 ▲1.1 % NASDAQ 25,827 ▲1.78 % NAFTA 79.40 ▼6.22 % ARI 4,092 ▼0.37 % S&P 500 7,578 ▲1.18 % DOW 53,061 ▲1.1 % NASDAQ 25,827 ▲1.78 % NAFTA 79.40 ▼6.22 % ARI 4,092 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Bota

ITALI – Alarm i kuq për 27 qytete për një javë përvëluese

ROMË, 3 gusht /ATSH-ANSA/ – Për ditën e sotme, parashikohet kulmi i valës së re të të nxehtit afrikan që ka përfshirë Italinë. Megjithatë, gjatë pjesës tjetër të javës temperaturat do të bien vetëm me një ose dy gradë. Kjo do të thotë se vendi do të vazhdojë të përballet me vapë shumë të fortë.

Sot janë plot 27 qytete në nivelin “alarm i kuq”, shkalla më e lartë e sistemit të paralajmërimit të Ministrisë italiane të Shëndetësisë. Ky nivel tregon kushte që mund të kenë pasoja serioze për shëndetin, veçanërisht për të moshuarit, fëmijët dhe personat më të brishtë.

Nga Bari deri në Trieste priten temperatura maksimale mbi 34 gradë Celcius, ndërsa në disa qytete termometri do të arrijë e madje do të kalojë 40 gradë Celcius.

Valës së të nxehtit i bashkohen edhe stuhi të shkurtra verore të krijuara nga nxehtësia. Ndërkohë, paradoksalisht, në rajonet Abruzzo, Siçili dhe Umbria është shpallur edhe alarm i verdhë për mot të keq.

Ekspertët: temperatura shumë mbi normalen

Meteorologu Federico Brescia nga iLMeteo.it konfirmon se java do të jetë jashtëzakonisht e nxehtë.Temperaturat maksimale do të mbeten edhe një herë në nivele dukshëm më të larta se mesatarja klimatike për këtë periudhë.»

Në zonat e brendshme të Italisë qendrore dhe në të gjithë Luginën e Posë (Pianura Padana) temperaturat do të arrijnë 38-39 gradë Celcius, ndërsa në zonat ku nxehtësia grumbullohet më shumë do të regjistrohen kulme prej 40 gradë Celcius.

Ndjesia e vapës do të përkeqësohet edhe më tej nga lagështia e lartë, sidomos përgjatë bregdetit dhe në zonat fushore, duke e bërë atmosferën shumë të rëndë dhe netët tipikisht tropikale.

Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, ngrohja intensive e tokës do të favorizojë formimin e reve të mëdha mbi Alpet, zonat para-alpine dhe në disa pjesë të vargmalit Apenin.

Megjithatë, siç thekson Brescia:«Do të bëhet fjalë vetëm për reshje ose stuhi të shkurtra dhe të lokalizuara, të cilat nuk do të sjellin freski të vërtetë.»

Sipas modeleve meteorologjike, lehtësimi i valës së të nxehtit nuk pritet para datave 8-9 gusht.

Lombardia: spitalet nuk kanë rritje të rasteve urgjente

Në rajonin e Lombardisë, megjithëse temperaturat janë rritur ndjeshëm, numri i pacientëve në repartet e urgjencës mbetet i qëndrueshëm krahasuar me vitin e kaluar. Autoritetet ia atribuojnë këtë rezultateve të Planit të Nxehtësisë të Rajonit të Lombardisë, i cili ka forcuar masat parandaluese dhe shërbimet territoriale.

Këshilltari rajonal për Shëndetësinë, Guido Bertolaso, deklaroi:«Po përballemi me një verë jashtëzakonisht të gjatë dhe intensive. Sistemi ynë shëndetësor nuk kufizohet vetëm në reagimin ndaj emergjencave, por punon për t’i parandaluar ato. Kemi ndërtuar një rrjet që përfshin edhe mjekët e familjes dhe bashkitë, me synimin që të identifikojmë sa më shpejt qytetarët më të rrezikuar dhe t’u ofrojmë ndihmë përpara se gjendja e tyre shëndetësore të përkeqësohet./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.