Ekonomia

Itali, dhjetëra të vdekur nga përplasja e trenave

Të paktën 20 vetë humbën jetën dhe dhjetra të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave të pasagjerëve në rajonin e Pulias, në jug të Italisë. Trenat, secili me nga 4 vagonë, po ecnin në të njejtën linjë hekurudhore, por në drejtime të kundërta, kur u përplasën ballë për ballë diku midis qyteteve Corato dhe Andria.

Përplasja ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Kryeministri italian Matteo Renzi tha se do të bëhen gjithë përpjekjet për të gjetur shkaqet e aksidentit. Ai ndërpreu një vizitë në Milano për t’u kthyer në Romë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button