🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.68 ▲1.64%
ARI 4,165 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,796 ▲ +0.56% ETH $2,515 ▲ +0.61% XRP $1.3808 ▲ +1.5% SOL $107.7500 ▲ +1.42%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.68 ▲1.64 % ARI 4,165 ▼0.29 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.68 ▲1.64 % ARI 4,165 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Bota

ITALI – Meloni: Energjia shqetësim kryesor, nevojitet përgjigje e koordinuar dhe e shpejtë

ROMË, 14 tetor /ATSH-ANSA/- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni deklaroi se kostoja e energjisë është problemi kryesor që rëndon ekonominë dhe konkurrueshmërinë e bizneseve italiane.

Gjatë komunikimeve në Senat, në prag të Këshillit Evropian të 15-16 tetorit, ajo theksoi se asnjë shtet nuk mund ta përballojë i vetëm këtë sfidë dhe bëri thirrje për një përgjigje të koordinuar dhe të shpejtë në nivel evropian.

Meloni kërkoi gjithashtu rishikimin e disa rregullave evropiane, të cilat, sipas saj, janë hartuar në rrethana të ndryshme dhe rrezikojnë të përkeqësojnë krizën aktuale.

Ajo paralajmëroi se kostot shtesë që Evropa u imponon bizneseve të saj dobësojnë konkurrueshmërinë përballë rivalëve ndërkombëtarë.

Sa i përket luftës në Ukrainë, kryeministrja italiane konfirmoi se qëndrimi i qeverisë nuk ndryshon.

Italia do të vazhdojë të mbështesë Kievin, të ushtrojë presion ndaj Moskës dhe të ruajë unitetin euroatlantik.

Sipas Melonit, dorëzimi i një vendi që mbron lirinë e tij nuk mund të konsiderohet paqe, ndërsa vetëm një paqe e drejtë mund të jetë e qëndrueshme dhe të garantojë sigurinë e Evropës.

Kryeministrja shprehu rezerva ndaj marrëveshjes për naftën ruse, të njoftuar nga presidenti amerikan Donald Trump javën e kaluar.

Ajo argumentoi se rritja e çmimeve të karburanteve lidhet kryesisht me luftën në Iran dhe jo me konfliktin në Ukrainë.

Sipas saj, një marrëveshje e tillë mund t’i sigurojë Moskës të ardhura të reja për financimin e luftës, të legjitimojë veprimet e saj dhe të dobësojë efektin e sanksioneve perëndimore.

Meloni kërkoi që Bashkimi Evropian të caktojë një përfaqësues me mandat nga të 27 shtetet anëtare, i cili të përfaqësojë zyrtarisht Evropën në negociatat për paqen në Ukrainë.

Ajo kritikoi faktin që Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe kanë zgjedhur të veprojnë përmes formatit E3, duke theksuar se çdo përpjekje e tillë duhet të ketë një mandat të përbashkët evropian.

Në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes, kryeministrja hodhi poshtë pretendimet se rritja e tyre do të bëhet në kurriz të shëndetësisë dhe arsimit.

Ajo deklaroi gjithashtu se Italia nuk do të pranojë një buxhet të Bashkimit Evropian që dobëson Politikën e Përbashkët Bujqësore, sektorin e peshkimit dhe fondet e kohezionit.

Meloni nënvizoi se Roma nuk do të nënshkruajë një marrëveshje buxhetore vetëm për të respektuar një afat kohor, por vetëm nëse ajo është e drejtë dhe e favorshme për interesat e Italisë. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.