Kronika
Itali, sekuestrohen rreth 4 tonë marijuanë; në pranga 9 shqiptarë
Një tjetër sasi e madhe droge është sekuestruar sot në Itali dhe të përfshirë në këtë trafik janë shqiptarë. Policia e Leçes ka sekuestruar në 2 operacione të ndryshme 3 tonë e 920 kg marijuanë. Mediat italiane raportojnë se janë arrestuar 9 shtetas shqiptarë dhe 2 italianë.
Në operacionin e parë janë sekuestruar 2 tonë e 720 kg marijuanë dhe kanë rënë në pranga 4 shqiptarë dhe 2 italianë. Ndërsa, në operacionin e dytë u sekuestruan 1 ton e 200 kg. Në këtë operacion kanë rënë në pranga 5 shtetas shqiptarë.