Itali, shpërthen një gazsjellës nga moti i keq, plagosen tre persona
Të paktën tre persona u plagosën sot, pasi kushtet ekstreme të motit provokuan shpërthimin e një gazsjellësi në qytetin Pineto, në qendër të Italisë. Të plagosurit janë transportuar në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.
Sipas videove të publikuara dhe dëshmitarëve shpërthimi ishte shumë i fortë dhe flakët mund të shiheshin dhjetëra kilometra larg.Moti i keq ka përfshirë në fakt Italinë, ku në mjaft qytete janë krijuara probleme të shumta. Për shkak të borës është mbyllur autostrada A25.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.