Itali, të shtëna në Pallatin e Drejtësisë në Milano; viktima e të plagosur
Të shtëna armësh zjarri janë dëgjuar mëngjesin e së enjtes në selinë e Pallatit të Drejtësisë në Milano të Italisë.
Në godinë ndodhen forcat e rendit të cilave po u vijnë përforcime nga komisariatet përreth, ndërkohë që flitet për dy persona të vdekur dhe një tjetër të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave italiane, të shtënat janë dëgjuar nga persona të shumtë të pranishëm në korridoret e ndërtesës.
Personi që ka hapur zjarr, sipas agjencisë së lajmeve “ANSA”, ndodhet ende në ambjentet e gjykatës. Ai është një shtetas italian i akuzuar për krime ekonomike.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.