Bota

Italia deklarohet për pavarësinë e Katalonisë

Shpallja e pavarësisë së Katalonisë është një veprim shumë serioz që kalon kufijtë e ligjit që Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë, deklaroi sot ministri italian i Punëve të Jashtme, Angelino Alfano.

“Italia nuk e njeh dhe nuk do ta njohë shpalljen e njëanshme të pavarësisë nga Parlamenti rajonal i Katalonisë”, theksoi Alfano.

“Tani nevojitet dialog për të kursyer popullsinë nga një përshkallëzim i tensioneve, në një vend evropian të bashkuar dhe të fortë siç është Spanja”, vazhdoi ai.

Parlamenti i Katalonisë miratoi sot një rezolutë, duke deklaruar se rajoni bëhet shtet i pavarur, duke marrë formën e një Republike. Në shpalljen e pavarësisë nuk ishte e pranishme opozita.

Menjëherë pas kësaj vote senati spanjoll autorizoi qeverinë e Mariano Rajoy për të marrë masat për heqjen e autonomisë së Katalonisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button