Politika

Italia dhe Shqipëria, protokoll kundër terrorit dhe trafikut

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe homologu italian Marco Minniti nënshkruan protokollin “Mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit dhe trafikimit të qënieve njerëzore”.

Marrëveshja konfirmon vullnetin për të zhvilluar nismat dypalëshe, të cilat kontribuojnë në përmirësimin e sigurisë së brendshme të dy vendeve dhe të forcojnë bashkëpunimin policor, për parandalimin e terrorizmit ndërkombëtar, trafikimin e qënieve njerëzore dhe krimeve të lidhura me të.

Mbi bazën e Protokollit, dy policitë do të shkëmbejnë informacione dhe kryejnë operacione të përbashkëta me qëllime parandaluese, për të identifikuar subjektet e dyshuara për kryerjen e aktiviteteve kriminale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button