Bota
Italia e mbyllur deri më 3 maj, Conte: Nuk mund të rrezikojmë
“Masat kufizuese zgjaten deri më 3 maj. Ky është një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike.”
Kështu deklaroi dje kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Pallatin Chigi, duke njoftuar kështu masat e reja të lëvizjes.
“Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet e bëra deri më tani. Do të rrezikonim të kishim rritje të numrit të viktimave”, theksoi Conte.