Bota

Italia injoron paralajmërimet e BE-së për “kolonizimin e Evropës” nga Kina

Italia ka gjasa ta nxisë zemërimin e Bashkimit Evropian duke e nënshkruar planin monumental të investimeve globale, kur presidenti kinez, Xi Jingping, ta vizitojë Romën gjatë kësaj jave në kohën kur Brukseli po përgatitet për një rebelim nga shtetet anëtare, të cilat po ndihen të zhgënjyera nga masat e ashpra të kursimeve.

Greqia e goditur nga borxhet tanimë ka mirëpritur një injeksion masiv të parave nga Pekini, duke e lejuar grupin kinez të trasnportit detar “COSCO” ta marrë portin e Piraeusit.

Gjithsesi Brukseli është gjithnjë e më shumë i alarmuar nga sinjalet e skemës ekonomike të Kinës, për të cilën thotë se i huton shtetet e përfshira me premtime për investimeve të mëdha dhe e hap derën për ambiciet strategjike dhe ushtarake të Pekinit.

Italia do të bëhej ekonomia më e madhe e botës që nenshkruan marrëveshje me Kinën, që deri më tash ka shënjestruar shtete në ndërtim në Afrikë dhe Azi dhe i kushtëzon participuesit për të forcuar marrëdhëniet politike, lidhjet komerciale dhe promovimin e paqes rajonale.

Plani përfshin integrim më të thellë në transport, logjistikë dhe infrastrukturë, përfshirë investime në ndërtesa, rrugë, hekurudha, ura, aviacion civil, porte, energji dhe telekomunikim si dhe koordinim në reforma fiskale, financiare dhe politika të reformës strukturore përmes zhvillimit të bashkëpunimit mes institucioneve financiare kineze dhe italiane.

Ky hap nga nxitur reagime në Bruksel, i cili i ka kërkuar Italisë të mos vazhdojë me memorandumin.

Por zyrtarët në Romë po përgatiten për ta nënshkruar këtë marrëveshje kur Z. Xi ta vizitojë Italinë më 22 mars, duke e bërë Italinë vendin e parë të G7-ës që do t’i mbështesë dredhitë e Kinës.

Uashingtoni e ka paralajmëruar gjithashtu Italinë kundër lidhjeve më të ngushta me Pekinin, duke thënë se e rrezikon ekspozimin e teknologjive të ndjeshme në Kinë.

Në një qortim të rrallë të një aleati, një zëdhënës i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë tha se nuk ka nevojë që qeveria italiane të japë legjitimitet në projektin e kotësisë së infrastrukturës së Kinës.

Megjithatë, Matteo Salvini, zëvendëskryeministër i Italisë dhe kryetar i partisë “Lega”, e ka mohuar një rrezik të tillë.

Salvini ka thënë që është një çështje e ndihmës ndaj kompanive italiane për investime jashtë dhe për një çështje të tillë do të flasin  më të gjithë si dhe mohoi kolonizimin nga një shtet i huaj.

Shqetësimet e BE-së për skemën e Kinës po rriten dhe blloku ka filluar të mbrohet nga investimet kineze.

Komisioni Evropian e quajti Pekinin një “rivale sistemike” javën e kaluar dhe i bëri thirrje udhëheqësve të Bashkimit Evropian që t’i mbështesin idetë e saj për të kufizuar investimet e bizneseve shtetërore kineze në Evropë.

Në një dokument të ri të Brukselit, të titulluar “BE-Kina: Një perspektivë strategjike”, thuhet se blloku duhet të kërkojë fuqimisht kushte më të baraspeshuara dhe reciproke që rregullojnë marrëdhëniet ekonomike me Pekinin, duke përfshirë rregulla më të forta rreth aseteve të huaja shtetërore.

Në përgatitjen e paktit të saj me Pekinin, Roma është mbështetur te shembulli i vendeve tjera të BE-së që kanë nënshkruar memorandume me Kinën, përfshirë Hungarinë, Poloninë, Greqinë dhe Portugalinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button