Kronika

Italia kërkon avionin e drogës

Italia kërkon avionin e drogës. “Klubi i Savona”, i cili ka avionin “Piper Pa 32”, i ka dërguar një letër ambasadës Italiane në Tirane,  për të marrë informacione mbi hetimet.

Sipas letrës, e cila ka mbërritur me email tek Ambasada Italiane, theksohet se mjeti fluturues kushton gjysmë milioni euro.

“I vetmi informacion që kemi marrë deri më tani – thotë presidenti Mauro Zunino – janë ato që kemi lexuar në gazeta dhe parë në televizion”.

Sipas tij asnjë informacion zyrtar nuk iu ka shkuar dhe se avioni është pronë e klubit. Avioni “Piper Pa 32” ra mëngjesin e së premtes në Ishëm të Durrësit, ndërsa piloti italian Andrea Guido Guidi dyshohet se kishte bërë një kontratë më trafikantë droge shqiptarë dhe italianë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button