Europa

Italia merr kryesinë e BE

renziItalia, ekonomia e tretë e madhe në eurozonë, merr këtë të martë nga Greqia presidencën e rradhës së BE. Kryeministri Renzi, evropian i bindur, do të caktojë pikërendesat.  Për gjashtë muajt e ardhshëm kryeministri Matteo Renzi ka marrë shumë përsipër për të bërë. Ai do ta shfrytëzojë kohën për të mobilizuar Bashkimin Evropian në luftën kundër papunësisë së të rinjve, problematikës së refugjatëve dhe në rradhë të parë për të lehtësuar barrën e kursimeve. Ai shpreson gjithashtu mbështetjen e një programi në shkallë të gjerë për investime në infrastrukturën e energjetikës dhe të telekomunikacionit, që do të financohet përmes të ashtuquajturave bono për projekte. Kryeministri i majtë ka nisur kohët e fundit së bashku me Francën një ofensivë për të lehtësuar reduktimin e deficitit. Në periudhën e presidencës italiane do të bëhen edhe emërimet e reja në Komisionin e BE.

Renzi demonstron fuqi

Paraprakisht 39-vjeçari tregon vetëbesim. Italia dëshiron ta udhëheqë Europën, tha Renzi: “Ne fillim të korrikut ne do të vëmë letrat në tryezë dhe do të themi, se ku shohim nevojën e ndryshimeve.” Sepse Italia ka nevojë për Evropën, por në rradhë të parë edhe Evropa për Italinë.

Ekonomia italiane nuk po shënon rritje

Sa e vështirë është t’i japësh përsëri hov progresit ekonomik të Italisë, e tregojnë llogaritjet e fundit të zyrës së Statistikave Kombëtare në Romë. Sipas statistikave në vitin 2014 ekonomia nuk do të ketë një zhvillim aq të mirë, sa ë’është parashikuar nga qeveria. Do të ketë një rritje minimale, shkruan zyra në raportin e fundit mujor. Për tremujorin e dytë, që përfundoi, statisticienët japin një rritje prej minus 0.1 dhe plus 0.3 për qind të zhvillimit ekonomik. Parashikimi i qeverisë deri tani është ende në plus 0.8 për qind.

Në mesin e qershorit Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) kërkoi që Italia të bëjë më shumë për të stabilizuar ekonominë e saj. Kështu kuota e lartë e papunësisë është e papranueshme, shteti ka borxhe të larta dhe bankat kanë kredi të këqija në llogaritë e tyre. Raporti tregon se kryeministri Renzi, i cili qeveris që nga muaji shkurt, nuk ka plotësuar ende asnjë nga premtimet për reforma. Kjo është edhe arsyeja, se përse Renzi ka kërkuar një interpretim më fleksibël të Paktit të Stabilitetit të BE-së për të patur mundësi për më shumë investime.

Nga një aplikim më fleksibël i paktit të stabilitetit të BE-së Italia pret rreth dhjetë miliardë euro më shumë investime shtetërore në vit. Këtë e bëri të ditur shefi i stafit të kryeministrit Renzi, Graziano Delrio, në një intervistë me gazetën “Corriere della Sera”. Italia është një nga vendet me borxhe më të larta në botë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button