🌦️
Tiranë 18°C · Rrebesh i lehtë 08 Tetor 2026
S&P 500 7,761 ▼0.53%
DOW 51,207 ▲0.05%
NASDAQ 27,178 ▼1.31%
NAFTA 91.29 ▲3.41%
ARI 4,156 ▲0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $81,730 ▼ -1.99% ETH $2,462 ▼ -4.13% XRP $1.3731 ▼ -3.49% SOL $109.1200 ▼ -5.82%
S&P 500 7,761 ▼0.53 % DOW 51,207 ▲0.05 % NASDAQ 27,178 ▼1.31 % NAFTA 91.29 ▲3.41 % ARI 4,156 ▲0.36 % S&P 500 7,761 ▼0.53 % DOW 51,207 ▲0.05 % NASDAQ 27,178 ▼1.31 % NAFTA 91.29 ▲3.41 % ARI 4,156 ▲0.36 %
EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1199 EUR/GBP 0.8474 EUR/CHF 0.9331 EUR/ALL 91.8389 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4449 EUR/TRY 55.1143 EUR/JPY 176.96 EUR/CAD 1.5963
08 Tet 2026
Breaking
Europa

Italia miraton reformën zgjedhore, opozita: E bën që të fitoi zgjedhjet Meloni

Parlamenti italian i ka dhënë miratimin përfundimtar reformës së re zgjedhore, një ndryshim që ka shkaktuar reagime të forta nga opozita, e cila e konsideron ligjin një favor për kryeministren Giorgia Meloni përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Reforma u miratua me votim të fshehtë në Dhomën e Deputetëve, ku 227 deputetë votuan pro dhe 164 kundër.

Sipas Melonit, sistemi i ri zgjedhor, i cili bazohet në një model plotësisht proporcional dhe parashikon bonus mandatesh për koalicionin që merr më shumë vota, do t’i japë vendit më shumë stabilitet politik.

Opozita, nga ana tjetër, kundërshton ndryshimet dhe ka paralajmëruar se do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, bonusi i mandateve për koalicionin që arrin pragun prej 42% të votave shtrembëron përfaqësimin e votuesve.

Në momentin e shpalljes së rezultatit, deputetë të opozitës protestuan në sallë duke ngritur pankarta ku ligji cilësohej si “mashtrim” dhe “hile”.

Një tjetër pikë që ka shkaktuar debat është detyrimi që partitë dhe koalicionet të paraqesin programin qeverisës dhe kandidatin për kryeministër shumë përpara mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme.

Meloni, e cila drejton partinë e djathtë “Vëllezërit e Italisë”, e ktheu votimin për reformën në një provë për koalicionin e saj qeverisës. Ajo paralajmwroi aleatët e saj, përfshirë Forza Italia dhe Lega, se një rrëzim i reformës do të sillte krizë qeveritare.

Edhe pse koalicioni qeverisës ka pasur tensione muajt e fundit dhe përballet me konkurrencën e partisë së re të ekstremit të djathtë “Futuro Nazionale”, të drejtuar nga Roberto Vannacci, ai ka ruajtur unitetin. Në fillim të shtatorit, qeveria e Melonit u bë qeveria me jetëgjatësinë më të madhe në Itali që nga Lufta e Dytë Botërore.

Pas miratimit të reformës, Meloni reagoi në rrjetet sociale.

“Sot përgjigjemi me veprime: jemi të bashkuar, kohezivë dhe të vendosur të përmbushim angazhimet e marra ndaj qytetarëve”, shkroi ajo.

Ndërkohë, liderja e Partisë Demokratike, Elly Schlein, deklaroi se shumica po ndryshon sistemin zgjedhor sepse ka frikë se mund të humbasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat duhet të mbahen para tetorit 2027, por që mund të zhvillohen edhe më herët, në prill ose maj.

Sipas një sondazhi të fundit të Ipsos Doxa, koalicioni opozitar mund të arrijë pragun prej 42% të votave nëse tejkalon ndarjet e brendshme dhe arrin të bashkojë edhe dy parti të vogla radikale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.