⛅
Tiranë 8°C · Pjesërisht vranët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.74%
DOW 49,876 ▲0.57%
NASDAQ 23,630 ▼1.91%
NAFTA 80.71 ▲0.67%
ARI 3,564 ▼2.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $59,564 ▼ -3.75% ETH $1,674 ▼ -5.11% XRP $0.9149 ▼ -5.59% SOL $69.3400 ▼ -6.69%
S&P 500 7,183 ▼0.74 % DOW 49,876 ▲0.57 % NASDAQ 23,630 ▼1.91 % NAFTA 80.71 ▲0.67 % ARI 3,564 ▼2.4 % S&P 500 7,183 ▼0.74 % DOW 49,876 ▲0.57 % NASDAQ 23,630 ▼1.91 % NAFTA 80.71 ▲0.67 % ARI 3,564 ▼2.4 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

ITALI – Tajani ngre shqetësimin për Libinë, Roma kërkon të parandalojë përhapjen e luftës në Mesdhe

ROMË, 24 nëntor /ATSH-ANSA/ – Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani i ka shprehur sot shqetësimin homologut të tij ukrainas, Andrii Sybiha për operacionet e fundit ushtarake në Libinë lindore, pas sulmeve ndaj anijeve ruse në ujërat libiane.

Gjatë një bisede telefonike, Tajani theksoi se Italia e konsideron thelbësore parandalimin e përhapjes së konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës, edhe në rajonin e Mesdheut.

Sipas Ministrisë së Jashtme italiane, kreu i diplomacisë së Romës, nënvizoi rëndësinë e respektimit të sovranitetit të Libisë dhe nevojën për të vijuar përpjekjet për stabilitetin, unitetin dhe sovranitetin e vendit.

Italia konfirmoi gjithashtu mbështetjen e plotë për përpjekjet e Kombeve të Bashkuara në Libi, ndërsa Tajani siguroi homologun ukrainas se Roma do të vijojë përpjekjet diplomatike, për të mbështetur mbrojtjen e Ukrainës dhe arritjen e një paqeje të drejtë e të qëndrueshme.

Shqetësimi i Italisë vjen pas një shpërthimi në bordin e një anijeje luftarake ruse, e cila ishte ankoruar në portin e Bengazit, në Libinë lindore.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi se Ukraina kishte kryer një operacion me dronë detarë kundër anijes ruse “Merkury”, duke pretenduar se objektivat e operacionit ishin arritur.

Sipas raportimeve, sulmi shkaktoi dëme të rënda në anijen ruse.

Autoritetet në Libinë lindore, deklaruan se anija ndodhej në port prej disa ditësh për furnizim me karburant dhe pajisje, në kuadër të marrëveshjeve të bashkëpunimit detar me Rusinë.

Një ditë më parë, gjatë një vizite në Baku të Azerbajxhanit, Tajani paralajmëroi se përhapja e luftës ruso-ukrainase në Mesdhe, do të përbënte një rrezik serioz për rajonin.

Ai theksoi se destabilizimi i Libisë, një vend që sipas tij kishte nisur të lëvizte drejt stabilitetit, do të ishte veçanërisht i rrezikshëm.

“Një luftë në Mesdheun perëndimor duhet të shmanget me çdo kusht”, deklaroi Tajani, duke shtuar se prania ruse në Mesdhe duhej të monitorohej nga afër.

Ai shprehu besimin se incidentet do të mbeten të izoluara dhe se tensionet e reja në Libi, nuk do të shndërrohen në një tjetër vatër konflikti ndërkombëtar. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.