Italia “qan” në Champions, për herë të parë në histori humbasin të katërta skuadrat e saj
Ishin dy mbrëmjet më të errëta për futbollin italian në nivelin më të lartë europian për klube. Inter, Napoli, Roma dhe Como kanë një regjistruar një rekord negativ në xhiron e dytë të Champions-it.
U duk se të paktën Roma do të shmangte katastrofën totale të klubeve italiane në Champions, por jo. Edhe ajo u turpërua në atë fund të pabesueshëm të ndeshjes kundër Real Madrid, duke pësuar 3 gola në 7 minuta. Katër ndeshje, 4 humbje dhe futbolli italian “qan”.
Nuk kishte ndodhur kurrë më parë në histori që të katërta skuadrat e Italisë të humbisnin në një tur të Champions League. Kjo statistikë përkeqësohet edhe nga një faktor tjetër: 3 nga këto skuadra janë mundur, pasi kanë kaluar fillimisht në avantazh (Napoli, Como dhe Roma).
Në total, 4 skuadrat italiane të impenjuara në këtë tur Championsi kanë pësuar 14 gola dhe kanë realizuar 9.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.