Rikthim shokues për Guardiolën në “Ethiad Stadium”, City u turpërua keq nga PSG
Pas 144 ditësh mungesë, Pep Guardiola u rikthye mbrëmjen e djeshme në “Ethiad Stadium” për të ndjekur nga afër Manchester City-n “e tij” në sfidën e Champions-it kundër PSG-së. Por rezultoi një rikthim shokues për atë që u pa në fushë.
Për “Citizens”, të drejtuar nga Enzo Maresca, shkoi shumë keq. Ishte një mbrëmje makthi, pasi PSG dominoi totalisht në fushë, duke shënuar 4 gola. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-4, ndërsa Donnarumma priti një penallti të Ferran Torres në fund.
Trajneri spanjoll, i cili ka bërë histori me Manchester City, priste të shihte një tjetër ndeshje, por duket se nuk ka qenë me fat. Ish-skuadra e tij jo vetëm që nuk mundi ta përballonte PSG-në, por u turpërua keq prej saj.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.