Iu dëmtuan ambasadat në Kiev nga sulmet ruse, Shqipëria shpreh solidaritet me Holandën dhe Austrinë
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Holandën dhe Austrinë, pasi ambasadat e këtyre dy vendeve në Kiev u dëmtuan nga sulmet ruse me dronë ndaj kryeqytetit ukrainas këtë të enjte.
Në një reagim në rrjetin social X, Hoxha dënoi sulmet, duke theksuar se ato nuk janë incidente të izoluara. Sipas tij, goditjet e përsëritura ruse kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të Shqipërisë.
“Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi.
Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare.
Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus”, shkruan Hoxha.
Albania expresses its full solidarity with the Netherlands 🇳🇱 and Austria 🇦🇹 following the latest #Russian attacks on Kyiv, which caused damage to their diplomatic premises. This is not an isolated incident. Russia’s repeated attacks have endangered diplomatic missions and personnel in Kyiv, including #Albania’s own diplomatic presence. We know firsthand the risks and consequences of such attacks. Diplomatic missions and their personnel are protected under international law. Their safety and security must be respected under all circumstances. Any attack that endangers them is unacceptable, must be unequivocally condemned, and those responsible must be held accountable. These strikes are yet another reminder of the indiscriminate nature of Russia’s ongoing war of aggression against Ukraine and its blatant disregard for international law. We must remain united, resolute and unwavering in support of #Ukraine while upholding international law and standing against Russian aggression. #Together — Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën 🇳🇱 dhe Austrinë 🇦🇹 pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike. Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të #Shqipërisë. Ne i njohim nga afër rreziqet dhe pasojat e sulmeve të tilla. Misionet diplomatike dhe personeli i tyre gëzojnë mbrojtje sipas së drejtës ndërkombëtare. Siguria e tyre duhet të respektohet në çdo rrethanë. Çdo sulm që i vë ata në rrezik është i papranueshëm, duhet të dënohet pa asnjë ekuivok dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi. Këto goditje janë një tjetër dëshmi e karakterit të pakursyer të luftës së agresionit që Rusia po vijon kundër Ukrainës dhe e shpërfilljes së hapur të së drejtës ndërkombëtare. Ne duhet të mbetemi të bashkuar, të vendosur dhe të palëkundur në mbështetje të #Ukrainës, në mbrojtje të së drejtës ndërkombëtare dhe në qëndrimin tonë kundër agresionit rus. #Sëbashku



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.