Maqedonia

Ivanov: Greqia të boshatiset nga refugjatët me anë të korridoreve ajrore

Greqia duhet të boshatiset nga prania e migrantëve jo me anë të së ashtuquajturës ”rruga ballkanike”, por me anë të korridoreve ajrore, deklaroi sot presidenti maqedonas, Gjorge Ivanov, i pranishëm në një takim të OSBE-së kushtuar temës së sigurisë dhe migracionit që po zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Jashtme italiane.

”Në këto momente të emergjencës së rëndë, me mijëra refugjatë të grumbulluar në kufijtë e Evropës, Greqia dhe Maqedonia duhet të ndihmohen patjetër”, shtoi Ivanov.

”Evropa duhet të investojë në Maqedoni, pasi të investosh në vendin tonë do të thotë të investosh për sigurinë”, theksoi presidenti Ivanov.

”Deri sot, Bashkimi Evropian nuk ishte në gjendje të mbronte kufijtë e tij të jashtëm, por vetëm të ndërtonte mure. Ka më shumë mure sot sesa gjatë Luftës së Ftohtë”, tha kreu i vendit të vogël ballkanik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button