☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 94.95 ▲0.5%
ARI 4,451 ▲1.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,586 ▼ -2.15% ETH $2,064 ▼ -2.76% XRP $1.3580 ▼ -1.99% SOL $85.7800 ▼ -3.79%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.95 ▲0.5 % ARI 4,451 ▲1.71 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 94.95 ▲0.5 % ARI 4,451 ▲1.71 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Ivanov: Jam legjitim, me votuan edhe shqiptarët

ivanov-jam-legjitim-me-votuan-edhe-shqiptar-euml-t_hdBashkimi Demokratik për Integrim (BDI) vazhdon me qëndrimin se do të të vazhdojnë ta bojkotojnë kryetarin e shtetit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovin. Mirëpo, si duket ky bojkot nuk paraqet problem për presidentin e vendit. Ai thotë se, legjitimitetin si president e ka fituar direkt nga qytetarët përmes votës së lirë.

“Si president, në mandatin e parë, po ashtu edhe në të dytin, legjitimitetin e kam fituar direkt nga qytetarët përmes zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Përskaj bojkotit të BDI-së në zgjedhjet e fundit, një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptar më kanë votuar mua. Rezultatet në qendrat e votimin këtë e tregojnë saktë dhe kushdo që dëshiron mundet ta verifikoj”, deklaroi Ivanov për gazetën Dnevnik, citon Ina.

Sipas tij, deklaratat e fundit të disa anëtarëve të BDI-së se, e njohin institucionin e presidentit, mirëpo nuk e njohin legjitimitetin e tij janë shumë të pa qarta. “Thirrja për bojkotim të zgjedhjeve presidenciale nga ana e BDI-së dërgoi një fotografi të gabuar në publik për marrëdhëniet ndëretnike në vend”, deklaroi Ivanov.

Kryetarët e komunave, deputetët dhe ministrat e BDI-së do të vazhdojnë ta bojkotojnë kryetarin e shtetit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanovin. Kështu është shprehur kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Sipas Bejtës, madje masat se si të pozicionohen funksionarët e BDI-së në lidhje me Ivanovin janë shqyrtuar në parti prej kohës së fushatës për zgjedhjet presidenciale. “Ka vendim për bojkot të presidentit të shtetit dhe ai është në fuqi pa marrë parasysh nëse ndonjë kryetar komune, deputet ose ministër mendon ndryshe ose vepron ndryshe”, tha Bejta.

Nevzat Bejta ka sqaruar se kjo do të thotë se të gjitha institucionet, që janë nën kompetencat e qeverisjes lokale, por edhe qendror dhe që drejtohen nga funksionarë të BDI-së, do ta refuzojnë bashkëpunimin me Ivanovin.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.