☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 111.76 ▲0.2%
ARI 4,652 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,247 ▲ +3.35% ETH $2,139 ▲ +4.07% XRP $1.3480 ▲ +2.61% SOL $82.7100 ▲ +2.82%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.76 ▲0.2 % ARI 4,652 ▼0.6 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 111.76 ▲0.2 % ARI 4,652 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Ivanov u ankohet SHBA-ve, BE-së, NATO-s dhe Erdoganit për Platformën shqiptare

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kërkon ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni.

Në prag të mbledhjes së Këshillit të Evropës, Ivanov u është drejtuar me një letër anëtarëve të Këshillit Evropian, kreut të  Këshillit Evropian Donald Tusk, sekretarit të përgjithshëm NATO-s Jens Stoltenberg dhe dy partnerëve strategjik të Republikës së Maqedonisë, presidentit të SHBA-së dhe atij të Turqisë, Donald Tramp dhe Rexhep Taip Erdogan.

Presidenti maqedonas nga BE dhe NATO të refuzojnë dhe dënojnë platformën shqiptare.

“Platforma e Tiranës është bërë kusht për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. Dokumenti i platformës është miratuar pa zgjedhjeve në një shtet tjetër, në kabinetin e nje shteti të huaj dhe me kryeministrin e një vendi të huaj. Me këtë platformë rrezikon sovranitetin dhe pavarësinë e shtetit, duke e çuar Republikën e Maqedonisë në një pozitë të nënshtrimit apo varësisë në lidhje me një vend tjetër. Zbatimi i platformës nënkupton ndryshime në Kushtetutë që do të rrezikojnë karakterin unitar të shtetit. Platforma shkel Marrëveshjen e Ohrit, e cila rregullon marrëdhëniet e bashkësive etnike, me gjendjen e Republikës së Maqedonisë dhe marrëdhëniet e tyre reciproke. Në kundërshtim me Marrëveshjen e Ohrit, platforma është diskriminuese ndaj komuniteteve tjera etnike, sepse vetëm prioritet i një komuniteti. Kjo platformë e Tiranës destabilizon më tej situatën e brendshme politike dhe rrit tensionet etnike në Maqedoni”.

Në letër, Ivanov bën dhe një pasqyrim të situatës aktuale në Republikën e Maqedonisë.

“Republika e Maqedonisë tanimë dy vjet e gjysmë po kalon nëpër një krizë të thellë politike. Me lehtësimin e BE-së dhe SHBA-ve u arrit Marrëveshja e Përzhinës si parakusht për organizimin e zgjedhjeve e parakohshme parlamentare të lira dhe demokratike dhe formimi i qeverisë së RM-së që do të fokusohej në reformat prioritare.

Më 11 dhjetor 2016 u mbajtën zgjedhjet e lira dhe demokratike, të cilat u përshëndetën nga të gjitha palët. Por në vend të daljes nga kriza dhe fokusimit në përmbushjen e reformave prioritare, ne sërish u gjendëm në një krizë të thellë politike. Gjegjësisht, pas zgjedhjeve, tre nga katër partitë politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë në mbështetjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe ministrit të tij për punë të jashtme në Tiranë krijuan Platformën për shqiptarët e republikës së Maqedonisë”, thuhet mes tjerash në letrën e Ivanovit, drejtuar institucioneve të lartpërmendura.

Ivanov thekson në letër se Platforma shqiptare u shndërrua në kusht për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.