🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.64 ▲1.09%
ARI 4,682 ▼0.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $68,901 ▼ -0.16% ETH $2,110 ▼ -0.01% XRP $1.3212 ▼ -0.35% SOL $80.1700 ▼ -2.11%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,682 ▼0.05 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.64 ▲1.09 % ARI 4,682 ▼0.05 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
07 Apr 2026
Breaking
Bota

Izrael-Turqi, sërish aleatë. Fund ngërçit 6-vjeçar

Izraeli dhe Turqia kanë normalizuar marrëdhëniet e tyre, duke i dhënë fund një mosmarrëveshjeje 6-vjeçare mbi vrasjen nga ushtarët izraelit të 10 aktivistëve turq në një anije me destinacion Rripin e Gazës.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se, ky ishte një hap tepër i rëndësishëm, i cili do të forcojë edhe ekonominë e vendit të tij. Ndërkohë, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur shpresën se ky hap do të ndihmonte në përmirësimin e situatës humanitare në Gaza.

Marrëveshja e fundit do t’i lejojë Turqisë të dërgojë ndihma në territorin palestinez dhe të zhvillojë projekte infrastrukture. Izraeli do të paguajë gjithashtu 20 milionë dollarë si kompensim për familjarët e aktivistëve të vrarë.

Pakti, i cili do të nënshkruhet të martën, është shpallur formalisht nga kryeministri turk, Binali Yildirim, si dhe nga homologu i tij izraelit Netanyahu, por në fjalime të ndara nga Ankaraja dhe Roma, gjatë kësaj të hëne.

Izraelit dhe Turqia kanë qenë aleatë të ngushtë deri kur komandot izraelitë kapën një anije turke të quajtur “Mavi Marmara”, e cila ishte pjesë e një përpjekje të flotës turke për të thyer (shkelur) bllokadën e Izraelit ndaj Gazës më 31 maj të vitit 2010.

Në atë incident, 10 aktivistë turq propalestinezë, njëri prej të cilëve kishte edhe shtetësi amerikane, u vranë. Ndërsa dhjetëra të tjerë u plagosën pas përleshjeve që nisën me të zbritur nëpërmjet litarëve nga helikopterët komandot izraelitë për në bordin e anijes.

Dy palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për këtë ngjarje të dhunshme dhe vdekjeprurëse, por për këtë, as një hetim i OKB-së nuk mundi të përcaktonte saktësisht sesi ndodhën ngjarjet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.