Bota

Izraeli do të tërhiqet nga UNESCO-ja

Mediet izraelite njoftuan të shtunën se Izraeli do të tërhiqet nga UNESCO-ja në fund të këtij viti.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu e udhëzoi të premten e kaluar përfaqësuesin e Izraelit në UNESCO të largohet nga kjo organizatë para 31 dhjetorit. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit u shpreh se ky vendim u mor si pasojë e orvatjes së UNESCO-s për “ndarjen e historisë së hebrenjve nga territori i Izraelit”.

Një funksionar i lartë izraelit tha se nëse UNESCO-ja do të ndryshojë qëndrimin e vet ndaj Izraelit, pala izraelite do ta tërheqë këtë vendim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button