☁️
Tiranë 10°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.61%
DOW 48,239 ▲0.69%
NASDAQ 22,798 ▲0.72%
NAFTA 98.43 ▲4.26%
ARI 4,804 ▲0.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,833 ▲ +0.82% ETH $2,207 ▲ +0.12% XRP $1.3532 ▲ +0.43% SOL $83.5400 ▲ +0.64%
S&P 500 6,825 ▲0.61 % DOW 48,239 ▲0.69 % NASDAQ 22,798 ▲0.72 % NAFTA 98.43 ▲4.26 % ARI 4,804 ▲0.55 % S&P 500 6,825 ▲0.61 % DOW 48,239 ▲0.69 % NASDAQ 22,798 ▲0.72 % NAFTA 98.43 ▲4.26 % ARI 4,804 ▲0.55 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Izraeli njofton negociata direkte me Libanin

Izraeli ka njoftuar planet për të nisur negociata direkte me Libanin për vendosjen e marrëdhënieve paqësore, sipas një deklarate sot të zyrës së kryeministrit, Benjamin Netanyahu.

Sipas deklaratës, pas kërkesave të përsëritura nga Libani, Netanyahu ka urdhëruar kabinetin e tij të fillojë bisedimet “sa më shpejt të jetë e mundur”.

Negociatat pritet të fokusohen tek çarmatimi i grupit Hezbollah, i mbështetur nga Irani, dhe vendosja e marrëdhënieve paqësore mes dy vendeve.

Presidenti libanez Joseph Aoun kishte shfaqur më parë gatishmërinë për t’u angazhuar në bisedime me Izraelin.

Megjithatë, ushtria izraelite raportoi dje sulme ndaj shumë objektivave të Hezbollahut në Liban, përfshirë kryeqytetin Bejrut. Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se mbi 300 persona humbën jetën në këto sulme.

Sipas medieve amerikane, presidenti Donald Trump dhe i dërguari special amerikan, Steve Witkoff i kanë kërkuar Netanyahut të zvogëlojë sulmet izraelite ndaj Libanit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.