Bota

Izraeli thotë se ka informacione mbi dronët iranianë të përdorur në Ukrainë

Zyra e zotit Herzog tha se Izraeli disponon imazhe të provave me dronë që Irani ka kryer në vitin 2021, të cilët duket të jenë të ngjashëm me dronët e rrëzuar në Ukrainë.

Kievi dhe Perëndimi kanë thënë se gjatë sulmeve të fundit ndaj qyteteve ukrainase, përfshirë Kievin, Rusia ka përdorur dronë iranianë të tipit Shahed-136.

Teherani ka mohuar të ketë furnizuar Rusinë me dronë dhe kjo e fundit gjithashtu ka mohuar të ketë përdorur dronë të tillë në Ukrainë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button