Ja cila është modelja më e pasur në botë
Edhe pse ka kaluar thuajse një vit që nga koha kur bota e modës është bërë pjesë e gjeneratës së “Instagram”-it, por Gisele Bundchen ka vërtetuar edhe një herë se është padiskutim mbretëresha e pasarelave.
Gisele vazhdon të kryesojë listën e modeleve më të pasura në botë më një shumë prej 30.5 milionë dollarë pavarësisht se të ardhurat e saj kanë rënë më 30% nga viti i kaluar. Sipas revistës prestigjioze “Forbes”, fitimet e 36-vjeçares janë 3 herë më të mëdha se ato të Kendall Jenner.
Në vendin e dytë renditet modelja braziliane, Adriana Lima, e cila ka qenë pjesë e “Victoria’s Secret” që prej vitit 2000. Të ardhurat e saj kapin shifrën e 10.5 milionë dollarë. Ndërsa në vendin e tretë janë modelet Kendall Jenner dhe Karlie Kloss me 10 milionë dollarë. Eshtë Gigi Hadid ajo që e mbyll listën e 5 modeleve më të paguara në botë, me një vlerë prej 9 milionë dollarë.