Keshilla
Ja cila është pija më e shëndetshme në botë! Mos e kurseni!
Sipas shumë studimeve, çaji përmban antioksidantë shumë të fuqishëm të quajtur flavonoide të cilat luajë rol thelbësor në shëndetin tuaj. Ja disa prej tyre dhe përfitimet kryesore që ju do të keni.
1. Çaji i zi
Ka shije të fortë. Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe të disa lloje kancerash. Rekomandohet të konsumohet përditë. Disa studime 14 vjecare në Angli, kanë arritur në rezultatin se konsumimi i dy deri në tre filxhanë çaj të zi në ditë, parandalon dhe ul rrezikun me 11% te sëmundjeve të zemrës dhe atakut kardiak.
2. Çaji jeshil
Ka shije barishtore. Ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit, sëmundjes së Alzheimer-it dhe rrit metabolizmin. Ky caj përmban EGCG, e cila bllokon ndryshimin dhe moszhvillimin e molekulave të cilat nisin të shkaktojnë sëmundje. Gjithashtu, çaji jeshil, rrit fuqinë mendore. Sipas një studimi nga American Journal of Clinical Nutrition, konsumimi I të paktën një filxhani caji jeshil në ditë, ulin deri ne 50% të mundësive për rëniet mendore të cilat truri pëson me kalimin e viteve.
3. Çaji i bardhë
Ka shije të lehtë dhe të ëmbël. Lufton viruset dhe bakteret. Çaji i bardhë është kaq i fuqishëm, saqë mund të shkatërrojë bakteret që shkaktojnë infeksione deri tek pneunomia. Ai mund të shkatërrojë 80% të baktereve dhe viruseve brenda 10 minutave. Rekomantohet të paktën nje filxhan në ditë.