“Ja e vërteta e projektit”, Rama reagon pas dhunës në protestën në Zvërnec: Jam po aq i revoltuar sa qytetarët. Toka u është blerë pronarëve, investim 4 mld euro
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në Portonovë, Zvërnec, ku një protestë për të kundërshtuar një projekt që do të ndërtohet në zonë përfundoi me përplasje dhe një protestues u tërhoq zvarrë nga punonjës të një kompanie private sigurimi.
Ai e cilësoi incidentin të papranueshëm dhe tha se Policia e Shtetit duhej të kishte ndërhyrë menjëherë për të arrestuar autorët.
“Jam njësoj i revoltuar si qytetarët. Dhuna nuk ka vend në një vend demokratik dhe nuk mund të tolerohet,” u shpreh Rama.
Kryeministri theksoi se investimi nuk lidhet me tokë shtetërore, por me pronë private, ku po zhvillohet një projekt turistik strategjik. Ai kujtoi se administrata shqiptare ka refuzuar projekte të mëparshme për mungesë standardesh, duke kërkuar nivele më të larta për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
“Nuk ka asnjë metër tokë shtetërore. Ky është investim privat, i kontraktuar sipas ligjit, dhe ne kemi kërkuar standarde më të larta për çdo projekt,” tha Rama.
Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se bëhet fjalë për një investim prej 4 miliardë eurosh, të kontraktuar sipas ligjit, i cili synon të sjellë standarde të larta në turizëm dhe të vendosë vendin në elitën e destinacioneve globale.
“Ky projekt është pjesë e përpjekjes për ta vendosur Shqipërinë në hartën e destinacioneve më të lakmuara në rajon. Ne duam që flamuri ynë të ketë vlerë në sytë e botës dhe që çdo shqiptar të ndihet krenar,” u shpreh ai.
“Laguna nuk preket”, Rama për Zvërnecin: Çfarë më thanë investitorët amerikanë
Kryeministri Edi Rama ka folur për projektin e zhvillimit në zonën e Zvërnecit dhe Pishporos, duke theksuar se ai do të realizohet në përputhje të plotë me ligjin dhe standardet mjedisore, me fokus ruajtjen e biodiversitetit dhe lagunës.
Sipas tij, zona në fjalë është një peizazh i mbrojtur i kategorisë së pestë sipas klasifikimit të IUCN, ku lejohet bashkëjetesa mes zhvillimit njerëzor dhe natyrës.
Rama tha se projekti do të jetë i detyruar të respektojë një brez mbrojtës përgjatë bregdetit dhe lagunës me qëllim ruajtjen e peizazhit dhe biodiversitetit. Sipas tij, Këshilli Kombëtar i Territorit ka ngritur grupe pune për të garantuar zbatimin e kritereve mjedisore dhe zhvillimore në zonë, duke përfshirë edhe mbrojtjen e biodiversitetit të ujit dhe lagunës.
Projekti në Zvërnec, Rama: Nuk rri në karrige me forcë nëse qytetarët s’e duan vizionin tim. Më thoni ju si do veprojmëKryeministri Edi Rama ka theksuar se nuk do të qëndrojë në detyrë nëse qytetarët nuk mbështesin vizionin e tij për zhvillimin e vendit, pas akuzave të hedhura ndaj tij lidhur me projektin zhvillimor të zonës së Zvërnecit, ku u zhvilluan protesta kundër ndërtimit të një resorti.
Rama u shpreh se është i gatshëm të pranojë çdo mendim dhe kundërshti nga kundërshtarët e tij politik, por shtoi se marrëveshja e tij në krye të qeverisë është me qytetarët dhe se janë ata që duhet të vendosin nëse do mbështesin vizionin e tij për zhvillimin e vendit.
Rama paralajmëroi gjithashtu se largimi i investitorëve strategjikë do të kishte pasoja për zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit, duke ngadalësuar, sipas tij, interesin ndërkombëtar për Shqipërinë.
Kryeministri theksoi se qeveria synon zhvillim të qëndrueshëm dhe investime të nivelit të lartë, ndërsa tha se në fund duhet të vendosin qytetarët.
“Ju kanë kthyer në pjesë të një kurthi”/ Rama rikujton filmin me De Niron dhe Hoffman: Përdorën median për të fabrikuar një luftë SHBA-Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për protestat e mbajtura dhe të paralajmëruar për zonën e Zvërnecit kundër investimeve në një zonë të mbrojtur. Duke iu referuar ngjarjeve të 30 majit, që sollën një revoltë te qytetarët, Rama tha sot se është një kurth për të ardhmen e Shqipërisë.
Ai risolli në vëmendje filmin e njohur “Walk the dog” me De Niron dhe Dustin Hoffman ku trillohet një luftë mes SHBA-ve dhe Shqipërisë si paralele me situatën.
Sipas tij, këto gjëra falë rrjeteve sociale ndodhin në shumë vende të botës.
Projekti në Zvërnec, Rama: Po sulmohet nga forca të brendshme dhe të jashtme që nuk e duan Shqipërinë në këtë nivel zhvillimi
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se e drejta për protestë është e pacenueshme, por sipas tij, sulmet ndaj projektit në zonën e Zvërnecit vijnë nga forca të brendshme dhe të jashtme që nuk e mbështesin zhvillimin e vendit në këtë nivel të ri ekonomik dhe turistik.
Ai theksoi se Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë të re zhvillimi dhe se projektet strategjike si ai në Zvërnec e çojnë vendin në një nivel tjetër, veçanërisht në sektorin e turizmit dhe investimeve të mëdha ndërkombëtare.
Sipas kryeministrit, kundërshtimi ndaj këtyre projekteve nuk lidhet vetëm me shqetësime lokale, por edhe me interesa më të gjera që nuk e duan Shqipërinë si një destinacion konkurrues në rajon dhe më gjerë.
Rama pranoi se sjellja e kompanisë private të sigurisë gjatë incidentit ishte e papranueshme, ashtu si edhe reagimi i Policisë së Vlorës, për të cilin u morën masa të menjëhershme. Kryeministri shtoi se projekti në Zvërnec përfaqëson një investim strategjik që synon ta pozicionojë Shqipërinë në një nivel më të lartë të konkurrencës ndërkombëtare në turizëm dhe ekonomi.
Projekti në Sazan/ Rama: Administrata shqiptare e ktheu mbrapsht projektin e mëparshëm, kërkuam standarde më të larta
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se një nga çështjet kryesore që lidhet me projektin e zhvillimit në zonën e Sazanit është ajo e pronësisë mbi tokën, duke theksuar se në atë territor nuk ekziston tokë shtetërore që mund të vihet në dispozicion të investimit pa marrëveshje me pronarët privatë.
Kryeministri shtoi se projekti ka tërhequr vëmendje të gjerë ndërkombëtare, duke përmendur edhe figurat që sipas tij janë të lidhura me promovimin në arenën globale.
Ai theksoi se investitorët janë duke angazhuar ekspertizë ndërkombëtare në fusha të ndryshme, përfshirë arkitekturën, inxhinierinë, mjedisin dhe aspektin juridik të projektit.
Nga ana tjetër, Rama nënvizoi se administrata shqiptare ka vepruar në mbrojtje të interesit publik dhe ka ndjekur të gjitha procedurat në mënyrë profesionale dhe, sipas tij, edhe patriotike. Duke komentuar imazhet dhe konceptet e publikuara të projektit, Rama tha se ato nuk përfaqësojnë versionin përfundimtar të investimit, pasi sipas tij, projekti i vjetër është rrëzuar nga administrata shqiptare e cila ka kërkuar standarde shumë të larta.
Sipas tij, toka në zonë është e regjistruar në mënyrë të rregullt në regjistrat hipotekorë prej vitesh, ndërsa negociatat për pronësinë dhe transaksionet janë çështje që u përkasin vetëm palëve private.
Ai sqaroi gjithashtu se rrethimi i pronës nuk përbën shkelje ligjore, por është pjesë e procedurës së zhvillimit pas marrjes së lejes përkatëse.
“Unë tradhtoj Atdheun dhe mediat greke ju mbrojnë?!”/ Rama: Si mund të ndodhë kjo?! Ju kanë manipuluar duke shfrytëzuar atdhetarinë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi situatën e krijuar pas ngjarjes së ndodhur në Zvërnec, ku një protestë për të kundërshtuar një projekt që do të ndërtohet në zonë përfundoi me përplasje dhe një protestues u tërhoq zvarrë nga punonjës të një kompanie private sigurimi. Në mbledhjen e Grupit parlamentar socialist, Rama foli për manipulim mbi ngjarjen, teksa përmendi edhe pasqyrimin e saj në mediat greke.
Rama nuk la pa komentuar edhe deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke, teksa theksoi se nuk ndihmon në marrëdhënien mes dy vendeve.
Ai bëri me dije se ka menduar edhe të japë dorëheqjen, megjithatë thekson se zgjodhi të vijojë drejtimin e vendit “për ta bërë Shqipërinë që të jetë destinacioni më për t’u patur zili në rajon”.
Rama: Investim 4 mld euro, Shqipëria synon elitën e turizmit global. Mbrojmë investimet strategjike dhe partnerët ndërkombëtarë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në vijim të incidentit të regjistruar të shtunën, më 30 maj, në Zvërnec, ku një protestues kundër projektit zhvillimor në zonë u tërhoq zvarrë nga forcat e sigurisë private. Ndërsa ngjarja ka ngjallur protesta, kreu i qeverisë thekson se Shqipëria po kalon një fazë transformimi të thellë në sektorin e turizmit, duke u pozicionuar si një destinacion gjithnjë e më i kërkuar në tregun ndërkombëtar dhe duke synuar hyrjen në elitën globale të këtij sektori.
Duke iu referuar projektit në Zvërnec, kryeministri e cilësoi atë si një investim strategjik me vlerë të lartë ekonomike, i cili sipas tij është rezultat i bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë seriozë dhe të verifikuar.
Ai shtoi se investimi nuk ka ardhur nga aktorë të rastësishëm, por nga partnerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, duke përmendur Katarin si një nga vendet e përfshira në projekt.
Tërhoqën zvarrë protestuesin, Rama reagon për ngjarjen në Zvërnec: Njësoj i revoltuar si qytetarët. Policia e Shtetit duhet t’i kishte arrestuar në vend policët privat
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në zonën e Zvërnecit, ku një protestues u tërhoq zvarrë nga policia private pas tubimit të zhvilluara ty nga shoqëria civile për të mos lejuar ndërtimet në zonë. Ngjarja e rëndë ndodhi kur e pranishme ishte edhe Policia e Shtetit, të cilën kryeministri Edi Rama e cilësoi të papranueshme.
Në një mesazh drejtpërdrejt për qytetarët e revoltuar, Rama tha se i ka dëgjuar dhe i kupton shqetësimet e tyre, ndërsa ka dënuar edhe sjelljen e Policisë së Shtetit.
Rama tha se policia e shtetit duhet t’i kishte arrestuar në vend policët privat që tërhiqën zvarrë protestuesin. Kryeministri u ndal edhe te spekulimet për pronat dhe investimet në zonën e Zvërnecit, duke mohuar pretendimet se toka do të jepet për të huajt në mënyrë të padrejtë nga qeveria.
Rama ka folur edhe për projektin që do të ndërtohet në këtë zonë, ku theksoi se bëhet fjalë për një pronë private, dhe se qeveria nuk po fal asnjë tokë. Kryeministri tha se është detyrë e tij që të mendojë për vizionin e të ardhmes së zhvillimit të vendit dhe se “investimet madhore i shërbejnë të ardhmes së fëmijëve tanë”.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.