⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▼0.3%
DOW 52,343 ▼0.25%
NASDAQ 26,185 ▼1.38%
NAFTA 103.45 ▲1.42%
ARI 3,998 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $78,022 ▼ -2.52% ETH $2,227 ▼ -3.87% XRP $1.2538 ▼ -2.9% SOL $97.2600 ▼ -2.76%
S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 % S&P 500 7,720 ▼0.3 % DOW 52,343 ▼0.25 % NASDAQ 26,185 ▼1.38 % NAFTA 103.45 ▲1.42 % ARI 3,998 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ja kush e bën rajonin e jugut, xhevahir të fshehur të Ballkanit

Rajoni i jugut, cilësohet si xhevahiri i fshehur i Ballkanit. Burimet kulturore dhe natyrore, trashëgimia autentike si isopolifonia, sazet, vallet, produktet lokale, mikpritja, etj., janë vetëm disa nga ‘asetet’ turistike që rajoni i jugut ka, por që ende mbeten të pashfrytëzuara.

Një studim i fundit mbi potencialin turistik të rajonit – Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë- konkludon se kombinimi i peisazhit bregdetar me zonat e thella malore, trashëgimia kulturore e pasur, traditat dhe produktet lokale, e bëjnë jugun e Shqipërisë një xhevahir të Ballkanit.

Ndërkaq, investimet që parashihen të ndërmerren për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe social të Beratit dhe Përmetit janë në fokus edhe të studimi tjetër të një grupi ekspertësh shqiptarë dhe të huaj.

Studimi i kryer muajt e fundit jep disa alternativa lidhur me drejtimin që duhet të marrë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik dhe social i Beratit dhe Përmetit si dhe investimet që nevojiten për të nxjerrë në pah potencialin e tyre dhe për të maksimizuar impaktin në nivel rajonal.

Propozimet e këtij studimi do të diskutohen në fund të kësaj jave në një tryezë konsultimi me aktorë vendimmarrës dhe përfitues për të vendosur bashkërisht cili është drejtimi i duhur.

Studimi u krye në kuadër të programit “Zhvillimi i Integruar Urban dhe Turizmi” që financohet nga qeveria shqiptare dhe Banka Botërore dhe që zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Qyteti 2400-vjeçar i Beratit i njohur jo vetëm për bukurinë e tij të rrallë, por edhe për mikpritjen, ka zgjuar interesin e turistëve të shumtë që e kanë vizituar.
Një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia, arti dhe arkitektura e monumenteve ka shënuar një rekord historik vizitorësh gjatë këtij viti.

Në periudhën janar-gusht, Berati u vizitua nga 95 000 vizitorë, ndërsa vetëm gjatë muajit gusht u vizitua nga 23 000 vizitorë.

Gjithashtu edhe Përmeti ka qenë gjithnjë një qytet i këndshëm për t’u vizituar, por së fundmi me investimet e reja të qeverisë shqiptare, gjithnjë e më shumë turistë po kthejnë sytë nga kjo zonë e vendit, e pasur në tradita historike, kulturore dhe kulinarie.

Për t’u ndalur tek Saranda që konsiderohet perla e Rivierës Shqiptare dhe destinacioni turistik më i kërkuar nga turistët vendas dhe të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.