Jabllanoviq do të shkarkohet nëse nuk jep dorëheqje
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa do ta shkarkojë ministrin për Kthim dhe Komunitete, Aleksander Jabllanoviq.
Burime të “KosovaPress” kanë bërë të ditur se kryeministri sot gjatë ditës do të organizojë një konferencë për media ku do të njoftojë opinionin për shkarkimin e Jabllanoviqit.
“Sot në rreth orës 15:00 apo 16:00 , kryeministri do të mbaj konferencë për media aty do të njoftoheni për zhvillimet e fundit dhe mes tjerash edhe për Jabllanoviqin”, ka thënë ky burim.
Po i njëjti ka thënë se Mustafa i ka dhënë afat Jabllanoviqit që deri në mes ditë të vendos nëse jap dorëheqje në të kundërtën ai do të shkarkojë atë. Se do të mbahet konferenca kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i qeverisë, Arban Abrashi i cili ka thënë se për këtë çështje do të informoheni në konferencë të cilën do të organizojë kryeministri.
“Nuk mund të them asgjë, kryeministri parasheh që gjatë orës 15:00 ose 16:00, të mbaj konferencë, do të flasë edhe për këtë çështje, ka diçka edhe nga kjo që po flisni ju”, ka thënë Abrashi përmes telefonit.