🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga i kërkoi ishujve Bahame ta njohin Kosovën

jahjaga-i-k-euml-rkoi-ishujve-bahame-ta-njohin-kosov-euml-n_hdPresidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua në New York me ministrin e Jashtëm të Ishujve Bahame, Frederick Mitchell, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për rëndësinë e konsolidimit ndërkombëtar të saj si dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Presidentja Jahjaga ne bisedë me ministrin Mitchell thekoi se Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj, në vitin 2008, ka shënuar përparime të mëdha, duke u shndërruar në një faktor stabiliteti në rajon e promovuese e fuqishme e fqinjësisë së mirë.
Ajo tha se pavarësia e Kosovës është legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe sot ajo është e pranuar nga 108 vende të botës, anëtare të OKB-së, transmeton Telegrafi.

Presidentja Jahjaga tha se Kosova është ndërtuar mbi parimin qytetar dhe promovon vlera të tolerancës dhe të mirëkuptimit ndërmjet të gjitha komuniteteve.

Presidentja e Kosovës shtoi se njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte jo vetëm në stabilitetin e vendit por edhe për gjithë rajonin dhe do të siguronte një paqe të qëndrueshme.

Jahjaga thekoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ishujt Bahame do të kontribuonte në vazhdimin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të ofronte përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në OKB

Ministri i jashtëm i ishujve Bahame tha se vendi i tij po përcjell zhvillimet ne rajonin e Ballkanit dhe në këtë rrafsh edhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.