🌤️
Tiranë 19°C · Kryesisht kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,664 ▼ -1.52% ETH $2,216 ▼ -0.79% XRP $1.3293 ▼ -1.37% SOL $82.2300 ▼ -2.53%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kosova

Jahjaga në Londër flet për periudhat e ndryshme që ka kaluar Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë qëndrimit në Britani të Madhe, mori pjesë në një diskutim publik me rastin e shënimit të 800-vjetorit të hartimit të Magna Carta, të organizuar në Bibliotekën Britanike (British Library) në Londër.
Në panelin e organizuar me temën “Ligji i një vendi – Si të krijohet një shtet” (The law of the land -How to create a country), së bashku me Presidenten Jahjaga, morën pjesë Sir Jeremy Greenstock, ish-ambasador i Britanisë së Madhe në OKB, Albie Sachs, ish-gjykatës i Gjykatës Kushtetuese të Afrikës së Jugut dhe u drejtua nga profesoresha Ngaire Woods, dekane e Shkollës Blavatnik të Universitetit të Oxfordit.

Presidentja Jahjaga në prezantimin e saj foli për rezistencën paqësore në Kosovë dhe periudhën e luftës për çlirimin e saj si dhe përpjekjet për rindërtimin e vendit me ndihmën ndërkombëtare.

Ajo gjithashtu foli edhe për procesin e shtetndërtimit të Kosovës, nga aspekti i kushtetutshmërisë.

Presidentja Jahjaga gjatë prezantimit u pyet edhe për ndërtimin e institucioneve të vendit në veçanti për institucionet e sigurisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.