🌧️
Tiranë 11°C · Shi i lehtë 31 March 2026
S&P 500 6,477 ▲2.1%
DOW 45,949 ▲1.62%
NASDAQ 21,398 ▲2.9%
NAFTA 104.25 ▲1.33%
ARI 4,657 ▲2.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,681 ▲ +0.51% ETH $2,094 ▲ +1.5% XRP $1.3301 ▼ -0.72% SOL $82.2300 ▼ -2.19%
S&P 500 6,477 ▲2.1 % DOW 45,949 ▲1.62 % NASDAQ 21,398 ▲2.9 % NAFTA 104.25 ▲1.33 % ARI 4,657 ▲2.18 % S&P 500 6,477 ▲2.1 % DOW 45,949 ▲1.62 % NASDAQ 21,398 ▲2.9 % NAFTA 104.25 ▲1.33 % ARI 4,657 ▲2.18 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Jaka për paketën: Ekonomia të mos bjerë në panik, sektori i prodhimit të shohë përfitimet që vijnë nga kriza

Ekonomia shqiptare nuk duhet të bjerë në rrjetën e panikut që po shkakton Covid 19. Qeveria dhe grupet e interesit duhet mendojnë që të mos e ndërpresin zinxhirin e prodhimit dhe madje të kthejmë krizën në “përfitim”, tha për “Monitor”, Nikolin Jaka, Kryetari i Dhomës së tregtisë dhe industrisë Tiranë.

Ai tha se ditët e fundit partneret e huaj kanë shkëmbyer qindra telefonata për maska dhe veshje mjekësore. Shqipëria e cila e ka të zhvilluar industrinë e fasonit dhe duke qenë shumë afër Evropës së prekur nga epidemia, duhet të nisë prodhimin e këtyre mjeteve. Copat më të cilat prodhohen furniturat për mjekësinë janë të certifikuara ndaj prodhuesit shqiptare të sektorit fason duhet të kapin këtë rast.

Jaka tha se, qeveria shqiptare u tregua e guximshme me stimujt që dha, pasi llogaritë duhen bërë me kapacitet që secili nga vendet ka. Ai tha se deri më tani vendet e prekura si Italia, Greqia dhe Franca kanë aktivizuar jo më shumë se 2% të buxheteve të tyre vjetore, ndërsa qeveria shqiptare vuri në dispozicion fonde direkte dhe garanci gati 6% të buxhetit kombëtar. Por gjithsesi këto fonde  nuk mjaftojnëpër të mbajtur për një kohë të gjatë ekonominë pa rënë në recension, tha kreu i Dhomës së Tregtisë.

Pasi epidemia të ketë shënuar kulmin e saj, ekonomia duhet të frekuentohet. Sektorët e prodhimit duhet të nisin punën duke respektuar distancat. Jaka thotë se edhe sektori i ndërtimit nuk duhet të ndalet, pasi vetë natyra e punës në ndërtim shmang kontaktet e afërta. Njësitë e shërbimit duhet të nisin punën duke respektuar distancat.

Më tej ai sugjeron që ekspertët e shëndetit publik dhe qeveria duhet të ashpërsojnë masat e lëvizjes për personat vulnerabël si moshat më të vjetra dhe të sëmurët kronikë. Këto kategori duhet të kufizojnë lëvizjet në publik dhe  të mbajnë distanca me persona të tjerë me qëllim që jeta e tyre të mos rrezikohet. Pasi vala e epidemisë të ketë kaluar këtë muaj.

Jaka tha se masat mbështetëse të qeverisë në raport me popullsinë e Shqipërisë janë inkurajuese, por nëse zinxhiri i prodhimit ndërpritet për një kohë të gjatë atëherë rikuperimi do të ishte i vështirë dhe humbjet edhe më të mëdha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.