☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,736 ▲0.18%
DOW 52,524 ▲0.28%
NASDAQ 26,467 ▼0.04%
NAFTA 102.62 ▲2.72%
ARI 4,057 ▼0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,594 ▲ +0.11% ETH $2,332 ▼ -0.49% XRP $1.3120 ▼ -0.68% SOL $100.9300 ▲ +0.08%
S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 % S&P 500 7,736 ▲0.18 % DOW 52,524 ▲0.28 % NASDAQ 26,467 ▼0.04 % NAFTA 102.62 ▲2.72 % ARI 4,057 ▼0.42 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Kosova

Ministri serb: S` jemi të lumtur për shkak të veprimeve të Izraelit me Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikolla Selakoviq deklaroi se fakti që Izraeli dhe Kosova vendosën marrëdhënie diplomatike do të ndikojnë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit.

Ai me këtë rast deklaroi se nuk ishte as i lumtur dhe as i kënaqur për këtë, transmeton Klan Kosova.

“Vetë Izraeli zgjodhi që interesi i saj për lidhje me Amerikën është më i rëndësishëm për të, dhe ajo që është më e rëndësishme për Amerikën sesa Serbia është e drejta e tyre legjitime. Ajo që është e rëndësishme është që ne të mos marrim pjesë në atë proces, sepse presidenti Vuçiq nuk pranoi të nënshkruajë thirrjen e Izraelit që ta njohë Kosovën dhe anasjelltas”, i tha Selakoviq RTS-së, transmeton Klan Kosova.

Ministri serb theksoi se është shumë interesante dhe do të shihet nëse do të ketë vende myslimane dhe arabe që do ta njohin Kosovën pas kësaj, duke shtuar se është i bindur që nuk do të ndodhë, dhe se do të jetë shumë e vështirë që të ndodhë kjo.

“Vuçiq tha qartë në Washington se  varet nga procesi dhe si do të zhvillohet në të ardhmen”, tha Selakoviq kur u pyet se kur Serbia do të hapë një ambasadë në Jerusalem, transmeton Klan Kosova.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.