Janar 2015- Sistemi bankar shënon rezultate pozitive
Sistemi bankar e ka nisur me rezultate pozitive vitin 2015. Sipas të dhënave nga Shoqata Shqiptare e Bankave, gjatë muajit janar sektori bankar realizoi një fitim prej 3.7 miliardë lekësh, ose katër herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas statistikave, sistemi bankar arriti një total të aktiveve në 1,295 miliardë lekë, afro 5% më shumë kundrejt janarit 2014. Ndërsa rritja pozitive e kreditimit mbështeti vijimësinë e zgjerimit të përmasave të sistemit bankar.
Ecuria pozitive e kreditimit dhe gjendja më e stabilizuar e kredive me probleme po sjell efekte pozitive edhe në treguesit e përfitueshmërisë. Sipas të dhënave nga Shoqata e Bankave, rritja vjetore e portofolit të kredisë në fund të janarit rezultoi rreth 5.7%.
Shkalla e kredive me probleme ishte 22.8%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë kishte qënë 24.1%. Sistemi bankar vazhdon të ketë nivele të larta të kapitalizimit