☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 21 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 76.54 ▲0.91%
ARI 4,173 ▼1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
₿ CRYPTO
BTC $64,068 ▲ +0.93% ETH $1,730 ▲ +0.37% XRP $1.1455 ▼ -0.08% SOL $73.0300 ▲ +2.1%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 76.54 ▲0.91 % ARI 4,173 ▼1.72 %
EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228 EUR/USD 1.1468 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 94.7947 EUR/MKD 61.6323 EUR/RSD 117.3906 EUR/TRY 53.2824 EUR/JPY 184.93 EUR/CAD 1.6228
21 Jun 2026
Breaking
Kosova

Janjiq: Lista Serbe në krizë, Rashiqi nuk duhet nënvlerësuar

Gjashtë parti dhe iniciativa politike të komunitetit serb në Kosovë kanë njoftuar bashkimin në një koalicion të ri me emrin “Së bashku fitojmë”, me qëllim pjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Koalicioni përbëhet nga Demokracia Serbe, Lëvizja Popullore Serbe, si dhe iniciativat qytetare “Veriu për të Gjithë”, “Rrënjët”, Aleanca për Kosovën dhe “Fytyra e Re”.

Në deklaratën e parë të përbashkët, përfaqësuesit thanë se ky bashkim vjen si rezultat i “seriozitetit të momentit politik” dhe nevojës për të forcuar përfaqësimin e komunitetit serb në Kosovë.

Sipas tyre, uniteti dhe veprimi i koordinuar janë të domosdoshëm për krijimin e një fronti më të fuqishëm politik, shkruan danas.rs.

Koalicioni synon të pozicionohet si një alternativë e tretë në skenën politike serbe në Kosovë, përballë Listës Serbe, e cila gëzon mbështetje nga Beogradi, dhe partisë së Nenad Rashiqit, “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” (ZSPO), që është pjesë e institucioneve në Prishtinë.

Analisti politik serb, Dushan Janjiq vlerësoi se zgjedhjet e ardhshme do të jenë vendimtare për komunitetin serb në Kosovë, duke theksuar se qytetarët do të përballen me zgjedhjen mes vazhdimit të politikave aktuale ose marrjes së përgjegjësisë më të madhe politike.

Ai tha se koalicioni i ri mund të synojë elektoratin që më parë ishte i lidhur me politikanin e ndjerë Oliver Ivanoviq, duke tentuar të krijojë një profil më të moderuar politik.

Megjithatë, Janjiq theksoi se ndikimi financiar dhe politik i Beogradit në mesin e serbëve në Kosovë mbetet i fortë, ndërsa përmendi edhe rolin e strukturave të lidhura me Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit, të cilat sipas tij vazhdojnë të mbështesin Listën Serbe.

Sipas tij, koalicioni “Së bashku fitojmë” përballet me një garë të vështirë në zgjedhjet e 7 qershorit, por edhe një rezultat i kufizuar në ulëse do të kishte rëndësi për pluralizmin politik të serbëve në Kosovë.

Janjiq shtoi se Nenad Rashiq pritet të ruajë mbështetjen në Anamoravë, ndërsa zgjedhjet mund të përcaktojnë nëse serbët në Kosovë do të vazhdojnë të ndjekin linjën politike të Beogradit apo do të orientojnë drejt një qasjeje të re institucionale në Kosovë. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.