☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,530 ▲2.94%
DOW 46,346 ▲2.5%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.30 ▼0.56%
ARI 4,703 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,796 ▲ +2.23% ETH $2,095 ▲ +3.86% XRP $1.3429 ▲ +1.9% SOL $82.5800 ▲ +0.54%
S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 % S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Japonezët: 570 mijë dollarë investim në aparatura për Pediatrinë e QSUT-së

Dy pajisje të reja diagnostikuese, aparatura të fjalës së fundit të teknologjisë, dhe një sërë aparaturash të tjera mjekësore i shtohen Pediatrisë së Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale me Agjencinë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha se aparaturat e reja  rrisin ndjeshëm cilësinë e diagnositikimit për të trajtuar më mirë sëmundjet e fëmijëve. Në ceremoninë e inaugurimit  merrte pjesë edhe ambasadori i Japonisë në Shqipëri,  Makoto Ito.

Duke shprehur mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë Japoneze prej 17 vitesh për përmirësimin e kujdesit shëndetësor në Shqipëri, Ambasadori i Japonisë,  Ito, shprehu besimin se ky donacion do të kontribuojë në ndërtimin e një miqësie dhe partneriteti të qëndrueshëm midis dy vendeve tona.

Pajisjet e reja kompletojnë kabinetin e imazherisë pediatrike në një ambient të rikonstruktuar e të përshtatur më së miri për të vegjlit, që ta ndjejnë sa më pak peshën e sëmundjes.

Aparatura moderne e Rontgenit, me vlerë rreth 200 mijë USD, jo vetëm përmirëson diagnostikimin e sëmundjeve, por funksionon me doza shumë të vogla rrezatimi, çka rrit ndjeshëm sigurinë për fëmijët që kryejnë këto ekzaminime. Në këtë kabinet kryhen rreth 7 mijë ekzaminime në vit dhe falë kësaj aparature të re që shërben për diagnostikimin bazë të të gjitha sëmundjeve, fëmijët do të mund të diagnostikohen dhe trajtohen më mirë.

Investim tjetër shumë i rëndësishëm është pajisja eko Doppler, e cila zëvendëson aparaturën e vjetër të pediatrisë. Me këtë pajisje jo vetëm rritet niveli diagnostikues për të gjitha sëmundjet e fëmijëve, por edhe shtohen ekzaminime të reja, pasi për herë të parë arrihet të kryhet ekzaminimi i enëve të gjakut. Kjo aparaturë do të kryejë rreth 8 mijë ekzamnime në vit.

Vetëm gjatë këtij viti, falë partneritetit me Agjencinë Japoneze të Bashkëpunimit, janë investuar 570 mijë USD në pajisje të reja mjekësore në Pediatrinë e QSUT-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.