Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,482 ▲ +1.31% ETH $2,094 ▲ +1.04% XRP $1.4159 ▲ +1.94% SOL $87.8400 ▲ +1.29%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Jashari i kundërpërgjigjet Muhaxherit: UÇK-ja nuk ka prerë koka

jashari-i-kund-euml-rp-euml-rgjigjet-muhaxherit-u-ccedil-k-ja-nuk-ka-prer-euml-koka_hdDeklaratat e xhihadistit, Lavdrim Muhaxheri dhënë mediave nga Shqipëria se edhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka prerë koka, ka nxitur reagimin e menjëhershëm të përfaqësueseve të këtyre të fundit. Organizatat e dala nga lufta kanë shprehur qëndrimin e tyre se UÇK-ja nuk ka bërë diçka të tillë dhe se lufta e saj ka qenë e pastër.

Kryetari i Shoqatës se Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, në një prononcim për Indeksonline, i është kundërpërgjigjur anëtarit të ISIS-it, Lavdrim Muhaxherit, duke e quajtur banale deklaratën e tij.

Sipas tij, Lavdrimi është munduar të njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me krimin që e ka bërë vetë ai ndaj një personi.

“Kjo është në radhë të parë një deklaratë banale e një individi i cili mundohet të njollos luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me krimin që e ka bërë vetë ai ndaj një personi. Siç dihet botërisht, lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë dhe është vlerësuar me dokumente relevante ndërkombëtare se është njëra prej luftërave më të drejta. Unë i them këtij zotërisë (Lavdrim Muhaxherit) që luftëtarët e lirisë dhe lufta e UÇK-së kanë luftuar kundër atyre të cilët kanë bërë veprime të tilla, ndaj popullit shqiptar e që ka qenë shteti dhe pushteti serb”, ka thënë Jashari.

Ai ka thënë se UÇK nuk është marrë me individë e me civilë, pot ka luftuar kundër pushtuesit, kundër forcave të policisë dhe ushtrisë serbe dhe “për atë të gjithë luftërat, të cilat quhen lufta çlirimtare, janë lufta të drejta dhe të pasura.

“Mendoj se është turp të nxirret një deklaratë e tillë për luftën e shenjtë të popullit shqiptarë në përgjithësi dhe besoj se lufta e UÇK-së është nderi dhe krenari e gjithë kombit shqiptar pasi që ka luftuar ndaj një pushtuesi më barbar dhe më të egër”, ka thënë Jashari.

Përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së ka apeluar organet e drejtësisë që të parandalohen personat që nuk ia donë të mirën vendit.

“Mendoj se jo vetëm duhet reaguar, por mendoj se organet e drejtësisë duhet të merren seriozisht dhe të japin dënimin meritor personave të tillë të cilët bëjnë veprime kundër njerëzve pa marrë parasysh ku. Dhe mendoj që veprimet e tilla të individëve dëmtojnë imazhin rëndë të popullit shqiptar në përgjithësi të Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë”, është shprehur në fund Xhavit Jashari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.