☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 101.76 ▲1.86%
ARI 4,071 ▼0.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,938 ▲ +0.87% ETH $2,348 ▲ +0.9% XRP $1.3182 ▲ +0.56% SOL $102.0200 ▲ +1.49%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 101.76 ▲1.86 % ARI 4,071 ▼0.09 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Sporti

Java e dhjetë, përplasje spektakolare

Java e dhjetë e Kategorisë së Parë do të jetë e ndarë në tre ditë, ndërsa në ekranin e Radio Televizionit Shqiptar, të shtunën nga stadiumi i Peqinit do të vijë drejtpërsëdrejti në transmetim, Besa – Dinamo. Një sfidë interesante sepse përballë njëra-tjetrës janë vendi i dytë dhe i tretë i Kategorisë së Parë me një diferencë prej 3 pikësh nga njëra-tjetra. Besa 15 pikë dhe Dinamo 18 pikë, secila me objektiva të ndryshme, por në fund fokusi kryesor është ngjitja në elitën e futbollit shqiptar.

Po të shtunën Turbina do të kërkojë një tjetër fitore në shtëpi, ndërsa në “Nexhip Trungu”, atje ku dy javë më parë mundi Tërbunin, 3-0, pret Orikun. Është mundësia për t’u shkëputur edhe më shumë nga fundi i renditjes.

Sfidë interesante është Lushnja – Tërbuni, teksa verdhejeshilët duan një fitore, që në fakt u mungon prej javësh. Në të njëjtin nivel dhe përballja mes Apolonisë e Tomorit, dy skuadra që kërkojnë të lënë sa më shpejtë fundin e ftohtë të renditjes.

E diela do të jetë për kryesuesen e Kategorisë së Parë, Flamurtarin, që pret Burrelin në Vlorë. E hëna më pas premton një tjetër përplasje dinjitoze. Korabi – Skënderbeu në Peshkopi, dy skuadra që ndahen vetëm me një pikë diferencë në renditje. Dhe javën do ta mbyllë Luzi 2008 – Besëlidhja.

Për momentin i vetmi takim i prapambetur është Apolonia – Skënderbeu, kurse Kategoria e Parë rikthehet në fushën e lojës, pas Botërorit të Katarit pikërish më 11 dhjetor.

JAVA E DHJETË

12 NËNTOR 2022

Turbina – Oriku             ora 13:00

Besa – Dinamo              ora 13:00

Lushnja – Tërbuni                   ora 13:00

Apolonia – Tomori        ora 13:00

13 NËNTOR 2022

Flamurtari – Burreli       ora 13:00

14 NËNTOR 2022

Korabi – Skënderbeu     ora 13:00

Luzi 2008 – Besëlidhja  ora 13:00

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.