Java Kombëtare, Shqipëria dhe Kosova bashkohen përmes kulturës, artit dhe trashëgimisë
Në kuadër të Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Java Kombëtare 2026 vjen me një program të pasur aktivitetesh kulturore dhe artistike, duke sjellë në vëmendje lidhjet historike, kulturore dhe identitare mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi në rrjetet sociale prezantoi aktivitetet që do të zhvillohen gjatë kësaj jave, përfshirë ekspozita, filma, koncerte, shfaqje teatrore dhe veprimtari të ndryshme artistike.
Java Kombëtare, e zhvilluar çdo vit që me nisjen e Javëve Kulturore Ndërkombëtare, është një hapësirë e përbashkët shkëmbimi kulturor, ku artistë, krijues dhe institucione nga të dyja vendet ndajnë përvoja, vlera dhe praktika artistike, duke forcuar bashkëpunimin ndërmjet tyre. Aktivitetet e planifikuara të kësaj jave vijojnë deri më datën 6 dhjetor.
Nga tradita te krijimtaria bashkëkohore, nga ruajtja e kujtesës historike te përfshirja e brezave të rinj, programi kulturor i Shqipërisë e Kosovës sjell në fokus artin si një gjuhë universale që kapërcen kufijtë dhe krijon ura të reja bashkëpunimi, duke festuar vlerat dhe identitetin që i bashkojnë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.