Jay Z harron Tidal
Jay Z aksidentalisht “ka harruar” shërbimin e vetë të muzikës streaming, “Tidal”. Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Sean Carter, ishte në gjykatë për shkak të të drejtët të autorit të këngës “Big Pimpin”.
Osama Fahmy akuzon Jay Z dhe Timberland, emri i vërtetë i së cilit është Tim Mosley, se kanë përdorur kompozimin e dajës së tij, tashmë të vdekur, “Khosara Khosara”, për hitin e tyre të 1991.
Jay Z tha se nuk ishte në dijeni se kënga e tij kishte pjesë të këngëve të tjera. “Unë nuk merrem me kontrollin e muzikës. Unë bëj muzikë”, ka thënë Jay Z.
Jay Z ka listuar kompanitë që ai zotëron “Unë bëj muzikë, jam një reper, kam një linjë veshjesh, kam një markë, një markë mediatike të quajtur Roc Nation, me një agjenci sportive, publikim muzikor dhe menaxhim. Restorante dhe klube nate… besoj se i thashë të gjitha”, ka thënë reperi para gjykatës.
Por pati një pauzë para se avokati i tij, Bart të thoshte: “Nuk jam i sigurtë. Ju keni dhe një shërbim muzikor streaming apo jo?”. “Po, po. E harrova”, ka thënë Jay Z.