JCR Eurasia Rating vlerëson Shqipërinë me BB+ për kreditimin në monedhën vendase
JCR Eurasia Rating ka vlerësuar Shqipërinë me notën BB+ në lidhje me vlerësimin në terma afatgjatë për kredinë në monedhën vendase dhe të huaj.
Në raportin e publikuar së fundi prej saj për vitin 2015, citohen vlerësimet sipas kategorive që janë si më poshtë:
Monedha e huaj në terma afat-gjata: BB+ (vlerësim pozitiv)
Monedha vendase në terma afat-gjata: BB+ (vlerësim pozitiv)
Monedha e huaj në terma afat-shkurtër: B (vlerësim i qëndrueshëm)
Monedha vendase në terma afat-shkurtër: B (vlerësim i qëndrueshëm)
Raporti ndët të tjera vlerëson se sektori i kreditimit të vendit është mbështetur kryesisht nga axhenda e konsolidimit fiskal, në vartësi të udhëzimeve të FMN-së, drejtimi i politikave, motivimi për reforma dhe nxitja e fortë për refoma në kuadër të marrjes së statusit si një vend kandidat në BE.