roze

“Jemi zënë shumë më njëri-tjetrin gjatë xhirimit të filmit”

Charlize Theron ka konfirmuar se gjërat nuk kanë qenë shumë të lehta për të dhe aktorin britanik Tom Hardy, gjatë xhirimeve të “Mad Max: Fury Road”.

Bukuroshja afrikano-jugore ka kaluar rreth 9 muaj më aktorin teksa xhironin filmin e tyre të ardhshëm, por marrëdhënia me të ka qenë shumë e vështirë.

“Nga ato që kam dëgjuar, ai nuk është i njëjti në çdo film”, ka thënë ajo për revistën “Wall Steet Journal”. “Kam dëgjuar se ka pasur eksperienca të mira. Ndoshta ka qenë edhe filmi shkaku që ne jemi zënë aq shumë me njëri-tjetrin. Por, në fakt nëse do të kishim qenë miq të ngushtë, filmi do të kishte rezultuar 10 herë më i keq”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button