☁️
Tiranë 16°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,774 ▼0.12%
DOW 47,776 ▼0.28%
NASDAQ 22,607 ▼0.13%
NAFTA 102.18 ▲8.23%
ARI 4,788 ▲0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,064 ▲ +0.07% ETH $2,175 ▼ -1.08% XRP $1.3317 ▼ -1.41% SOL $82.0400 ▼ -1.17%
S&P 500 6,774 ▼0.12 % DOW 47,776 ▼0.28 % NASDAQ 22,607 ▼0.13 % NAFTA 102.18 ▲8.23 % ARI 4,788 ▲0.23 % S&P 500 6,774 ▼0.12 % DOW 47,776 ▼0.28 % NASDAQ 22,607 ▼0.13 % NAFTA 102.18 ▲8.23 % ARI 4,788 ▲0.23 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Jens Stoltenberg shef i NATO-s deri në tetor 2024

Shtetet anëtare të NATO-s kanë zgjatur mandatin e sekretarit të përgjithshëm, Jens Stoltenberg deri më 1 tetor 2024, njoftoi shefi i aleancës në Twitter.

”Aleatët kanë falënderuar sekretarin e përgjithshëm për udhëheqjen dhe angazhimin e tij, të cilat ishin thelbësore për ruajtjen e unitetit transatlantik përballë sfidave të paprecedentë të sigurisë”, thuhet në një shënim të publikuar në faqen e NATO-s.

”Jam i nderuar nga vendimi i aleatëve për të zgjatur mandatin tim si sekretar i përgjithshëm. Lidhja transatlantike mes Evropës dhe Amerikës së Veriut siguroi lirinë dhe sigurinë tonë për gati 75 vjet dhe, në një botë më të rrezikshme, aleanca jonë e madhe është më e rëndësishme se kurrë”, tha Stoltenberg.

Stoltenberg është në detyrë që nga viti 2014. Mandati i tij u zgjat për herë të fundit në mars 2022, menjëherë pas pushtimit rus të Ukrainës, deri në shtator 2023.

Në pamundësi për të rënë dakord për një pasardhës të Stoltenberg, aleatët e NATO-s e zgjatën përsëri mandatin e tij.

Norvegjezi është tashmë sekretari i përgjithshëm i dytë më i gjatë në detyrë, pas holandezit Joseph Luns, i cili udhëhoqi NATO-n nga viti 1971 deri në 1984.

Atij i njihet merita për moderimin e mosmarrëveshjes për shpenzimet e ulëta të mbrojtjes nga aleatët evropianë, gjë që çoi në debate veçanërisht të nxehta gjatë mandatit të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Atij i është dashur gjithashtu të koordinojë reagimin e NATO-s ndaj luftës së Rusisë në Ukrainë.

Shtetet e NATO-s tani shpresojnë të bien dakord për një pasardhës në kohë për 75-vjetorin e aleancës në korrik 2024 në Uashington.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.