Jep dorëheqjen kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Gentian Sala
Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Gentian Sala, ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Sala ishte emëruar në krye të AKEP-it në shkurt të vitit 2025.
Sala ka dorëzuar dorëheqjen nga detyra, pas kërkesës që kryeministri Edi Rama bëri disa javë më parë, drejtuar gjithë titullarëve të institucioneve të pavarura.
Saka ka qenë më parë drejtues i AMA-s prej vitit 2014 deri në vitin 2019. Ai gjithashtu ka koordinuar marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.