⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 20 Nëntor 2026
S&P 500 7,078 ▼1.37%
DOW 49,091 ▼0.01%
NASDAQ 23,266 ▼2.57%
NAFTA 81.95 ▼0.59%
ARI 3,555 ▼3.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,420 ▼ -5.86% ETH $1,644 ▼ -7.55% XRP $0.9136 ▼ -6.06% SOL $68.8300 ▼ -6.38%
S&P 500 7,078 ▼1.37 % DOW 49,091 ▼0.01 % NASDAQ 23,266 ▼2.57 % NAFTA 81.95 ▼0.59 % ARI 3,555 ▼3.53 % S&P 500 7,078 ▼1.37 % DOW 49,091 ▼0.01 % NASDAQ 23,266 ▼2.57 % NAFTA 81.95 ▼0.59 % ARI 3,555 ▼3.53 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Ekonomia

Grupi turk Çalik blen koncesionin e parkut diellor në Akërni të Vlorës

Grupi turk i biznesit Çalik ka arritur një marrëveshje për blerjen e kompanisë Akërni Solar, përfituese e projektit koncesionar për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Akërni të Vlorës, siç njofton Shqiptarja.com.

Blerja do të kryhet nëpërmjet kompanisë Calik Renewables B.V., e regjistruar në Hollandë, me objekt prodhimin dhe gjenerimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme. Calik Renewables B.V. është pjesë e grupit ndërkombëtar Çalik Holding A.Ş., i cili në Shqipëri zotëron Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Pay sha dhe Çalik Albania Wind.

Aktualisht, Akërni Solar zotërohet nga Arka Energy B.V., shoqëri e regjistruar në Hollandë, e kontrolluar nga Midami Limited e Hong Kongut. Sipas Qendrës Kombëtare të Biznesit, pronarët përfitues të regjistruar të Akërni Solar janë shtetasit indianë Hari Prasad Kanoria dhe Prabhat Jain, si edhe shqiptari Mirsad Uruçi. Transaksioni është paraqitur për autorizim në Autoritetin e Konkurrencës.

Qeveria shqiptare hapi garën për impiantin e parë të madh diellor në Akërni në vitin 2018, me kapacitet të parashikuar 100 MW. Gara u fitua nga konsorciumi i udhëhequr nga India Power Corporation, së bashku me Midami dhe Mining Resources, me investim të parashikuar rreth 70 milionë euro, por zbatimi i projektit nuk nisi asnjëherë.

Në vitin 2020, Arka Energy paditi qeverinë shqiptare në arbitrazhin ICSID, ndërsa dy vjet më vonë çështja u ndërpre sepse pala paditëse nuk realizoi pagesat e nevojshme. Në vitin 2025, koncesionari dhe qeveria amenduan marrëveshjen: koncesionari lidhi marrëveshjen për blerjen e energjisë me KESH, garantoi kontratën me një shoqëri sigurimi, lidhi marrëveshjen e pikës së lidhjes me OST dhe plotësoi dokumentacionin teknik.

Pas zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me qeverinë dhe hapjes së rrugës për nisjen e punimeve, aksionarët e mëparshëm vendosën t’ia shesin aktivitetin grupit turk Çalik, një prej investitorëve të huaj më të mëdhenj në Shqipëri, i cili përveç sektorit financiar dhe energjetik ka hyrë edhe në tregun e pasurive të paluajtshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.